Këshilli Konsultativ për Komunitete, në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Përdorimi i gjuhëve zyrtare në Kosovë – Roli i KKK-së, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore.
Në tryezë përpos anëtarëve të Këshillit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave të akredituara dhe Komisionari për Gjuhët z. Slaviša Mladenović, të cilët me diskutimet e tyre kontribuuan në trajtimin e temës të sipërpërmendur duke prezantuar angazhimet si dhe duke ofruar përvojat e tyre me qëllim që përdorimi i gjuhëve zyrtare të gjejë zbatim të plotë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, në pajtueshmëri të plotë me ligjin për përdorim zyrtar të gjuhëve.