Komunikatë për shtyp 17 nëntor 2016

Grupi Punues për Legjislacion

Prishtinë, më 17 nëntor 2016

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204

Grupi Punues për Legjislacion, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues shqyrtuan, Draft Strategjinë Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Planin e Veprimit, 2017 – 2021. Në diskutimet e tyre anëtarët vlerësuan dokumentin e hartuar nga ministria përkatëse. Gjithashtu theksuan se, miratimi dhe zbatimi i kësaj strategjie në të ardhmen do të fuqizojë, përpjekjet institucionale në nivelin qendror dhe atë lokal për parandalimin e dukurive negative dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në vend.