Grupi Punues për çështje të Arsimit
Prishtinë, 19. janar 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën anëtarët e grupit diskutuan për organizimin e arsimit parashkollor në gjuhën boshnjake në Prishtinë. Me këtë rast kryesuesi i grupit punues z. Mejdin Saliji, i njoftoi anëtarët e grupit për organizimin e mësimit parashkollor në gjuhën boshnjake në komunën e Prizrenit dhe të Pejës, si dhe theksoi nevojën për organizimin e arsimit parashkollor edhe në komunën e Prishtinës. Pas diskutimeve të zhvilluara anëtarët e grupit punues u pajtuan që për këtë çështje të hulumtohen të dhënat, përfshirë kontaktet edhe me zyrtarët përgjegjës në Drejtorinë për Arsim në komunën e Prishtinës, në mënyrë që adresimi eventual i kësaj çështje nga grupi punues në të ardhmen të jetë më përmbajtësor dhe gjithëpërfshirës.