Komunikatë për shtyp 21 prill 2016

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 21 prill 2016

Në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe Qëndrueshmëria e Këshillit Konsultativ për Komunitete” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë se Norvegjisë në Prishtinë, Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka organizuar sot një takimin me Organizatat e Akredituara Përfaqësuese të Komuniteteve (OAPK-ve). Në këtë takim, kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijević, kryesuesit e grupeve punuese, z. Mejdin Saliji, z. Lendrit Qeli, znj. Esin Şişko, z. Fergap Zaimi si dhe z. Gazmen Salijević, anëtar i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, para përfaqësueseve të organizatave të akredituara dhe pjesëmarrësve të tjerë të takimit prezantuan në mënyrë të detajuar punën dhe aktivitetet e Këshillit dhe të grupeve punuese për gjatë mandatit dy vjeçar. Në vazhdim të takimit, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, z. Aleksandar Trajković, dhe z. Sahit Kandić, në diskutimet e tyre, ngritën çështje si në fushën e arsimit dhe të përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë. Kryesuesi i Këshillit, ofroi përgjigje në dy çështjet e ngritura, si dhe theksoi se Këshilli Konsultativ për Komunitete, do të vazhdoj me punë dhe aktivitete, si deri më tani edhe në këta tre muaj e mbetur deri në fund të mandatit, me qëllim të shqyrtimit dhe të adresimit të çështjeve që janë me interes për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.