Grupi Punues për Legjislacion
Prishtinë, më 22 qershor 2017
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Legjislacion, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues në kuadër të konsultimeve publike, shqyrtuan Projektligjin për Aktet Normative. Pas shqyrtimit, anëtarët e grupit punues e vlerësuan si të nevojshëm dhe të hartuar mirë projektligjin, nga propozuesi, Zyra Ligjore/ Zyra e Kryeministrit, dhe se nuk patën komente apo sugjerime shtesë në përmbajtjen e tij.