Grupi Punues për Punësim dhe Çështje Sociale
Prishtinë, 23. dhjetor 2014
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për Punësim dhe Çështje Sociale, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Në mbledhje anëtarët e zgjodhën kryesuesin e grupit punues, z. Lendrit Qeli dhe zëvendëskryesuesin e grupit, z. Dušan Radaković. Në mbledhje anëtarët diskutuan për migrimin ilegal nga pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, si dhe u pajtuan për propozim rekomandimet të cilat grupi punues do t’ia propozoj Këshillit për miratim. Gjithashtu në mbledhje diskutuan lidhur me angazhimin dhe funksionimin sa më të mirë të grupit punues në të ardhmen.