Komunikatë për shtyp 24 dhjetor 2015

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 24 dhjetor 2015

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të fundit për vitin 2015. Kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijević, raportoi para anëtarëve për aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.

Kryesuesi i Grupit Punues për Punësim dhe Çështje Sociale, z. Lendrit Qeli, prezentoi para anëtarëve komentet e dy grupeve punuese në Projekltigjin për Banim Social, të cilat u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit.

Në mbledhje, anëtarët shqyrtuan dhe miratuan Planin vjetor të punës së Këshillit për vitin 2016, në të cilin plan në mënyrë konkrete janë përcaktuar: Objektivat e përgjithshme, masat, aktivitetet, institucionet dhe zyrtarët përgjegjës për zbatimin e planit, afatet për përmbushjen e tyre si dhe janë paraparë rreziqet e mundshme të cilat do të mund të ndikonin në implementim e Planit vjetor të punës.