Grupi Punues për Legjislacion
Prishtinë, më 24 janar 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Legjislacion ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën ka shqyrtuar Programin Legjislativ për Vitin 2018, si dhe Planin Vjetor të Dokumenteve Strategjike për Vitin 2018. Pas shqyrtimit anëtarët janë përcaktuar për njëzet e një (21) projektligje, si dhe dymbëdhjetë (12) projekt strategji, për të cilat kanë vlerësuar se mundë të jenë me rëndësi për komunitetet, dhe se në fazën e konsultimeve mundë të ofrojnë komente nga ana e tyre.