Grupi Punues për çështje të Arsimit
Prishtinë, 25. qërshor 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën anëtarët e grupit diskutuan për mungesën e disa teksteve mësimore për nxënësit e komunitetit boshnjak dhe atij turk.
Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët, kryesuesi i grupit punues, z. Mejdin Saliji, propozoi miratimin e rekomandimit me të cilin do të adresohet çështja e teksteve të munguara mësimore dhe e literaturës përcjellëse. Propozimin e mbështetën të gjithë anëtarët e grupit punues, rekomandimi i njëjtë do t’i dërgohet Këshillit për miratim.