
Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale
Prishtinë, më 26 shkurt 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302
Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues kanë diskutuar lidhur me planifikimin e aktiviteteve të grupit punues në përputhje me planin vjetor të Këshillit. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që në mbledhjen e radhës të definohen aktivitetet dhe detajet tjera lidhur me organizimin e tyre.