Komunikatë për shtyp 27 nëntor 2015

Vizita në Zagreb

Kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijević, znj. Esin Şişko , zëvendëskryesuese e Këshillit znj. Nafiye Gaş, Sekretare e përgjithshme e Këshillit, tre (3) zyrtarët e Sekretariatit, dhe anëtari i Këshillit, z. Josip Blaško, nga 23 deri me 26 nëtor 2015, kanë realizuar vizitë studimore tri (3) ditore në Zagreb, Republika e Kroacisë. Gjatë kësaj vizite, janë realizuar takime me përfaqësuesit e katër (4) këshillave të pakicave nacionale, në të cilat takime, z. Darko Dimitrijević, i ka njoftuar bashkëbiseduesit për mandatin kushtetues të Këshillit Konsultativ për Komunitete, për rolin që ka Këshilli si dhe për punën që bën në artikulimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo shumicë dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës. Kryesuesi i Këshillit, bashkëbiseduesit i ka njoftuar edhe për përbërjen, organizimin dhe mënyrën e punës së këshillit dhe të grupeve punuese të tij. Në takimin e realizuar me Këshillin e Pakicës Nacionale Shqiptare në Zagreb, nga z. Shaib Zyberi, kryetari i Këshillit dhe bashkëpunëtorët e tij, jemi njoftuar për mënyrën e organizimit, përbërjen dhe funksionimin e Këshillit të Pakicës Shqiptare në Zagreb.

Në takim me Këshillin e Pakicës Nacionale Malazeze në Zagreb, nga kryetari i Këshillit të Pakicës Nacionale Malazeze, z. Danilo Ivezić, jemi njoftuar me pozitën e pakicës nacionale malazeze në Kroaci, si dhe realizimin e disa projekteve të rëndësishme nga ana e Këshillit lidhur me kultivimin, ruajtjen dhe promovimin e klturës dhe traditës të pakicës malazeze në Kroaci. Në takim me Këshillin e Pakicës Nacionale Boshnjake në Zagreb, nga kryetari i Këshillit të Pakicës Nacionale Boshnjake, z. Omer Bašić dhe zëvendëskryetari z. Ekrem Bećinović, jemi njoftuar me rolin dhe mënyrën e funksionimit të këtij Këshilli, si dhe me organizimin pakicës nacionale boshnjake në Kroaci.

Në takim me Këshillin e Pakicës Nacionale Serbe në Zagreb, nga z. Saša Milošević, zëvendëskryetar i Këshillit të Pakicës Nacionale Serbe, jemi njoftuar për punën dhe organizimin e këtij këshilli, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet pakica nacionale serbe në Kroaci.