Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 28 korrik 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën, z. Mejdin Saliji, kryesues i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, i njoftoi anëtarët për çështjet e diskutuara, lidhur me arsimin parashkollor për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, në mbledhjen e mbajtur të grupit punues, më 30 qershor 2016.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, i njoftoi anëtarët e Këshillit, lidhur me procesin e aplikimit dhe të akreditimit të shoqatave apo organizatave joqeveritare të komuniteteve, si dhe me organizimin dhe mbajtjen të seancave të nominimit me shtatë (7) komunitete, dhe të takimeve konsultuese, me dy (2) komunitete.