Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 29 qershor 2017
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, për aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Po ashtu edhe kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion, z. Agim Rifat, i njoftoi anëtarët për mbledhjen e mbajtur të grupit punues më 22 qershor 2017. Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Këshillit nën pikën të ndryshme kanë diskutuar për probleme në lidhje me lëshimin e dokumeneve personale identifikuese.