Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 30 janar 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2018. Në mbledhje kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, z. Agim Rifat, kryesues i Grupit Punues për Legjislacion, znj. Esin Şişko, anëtare e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, si dhe z. Živojin Ćirković, anëtar i Grupit Punues për Çështje të Kulturës, i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit. Këshilli në mbledhje, zgjodhi z. Isak Meta, për anëtar në Grupin Punues për Çështje të Arsimit, si dhe z. Berhil Šasivari, anëtar në Grupin Punues për Çështje të Gjuhëve.