Kryesia e Këshillit në takim me Kryeministrin z. Albin Kurti

Kryesia e Këshillit, z. Agim Ferati, znj. Sevim Bërveniku, z. Bajram Ilazi, dhe përfaqësuesit e Sekretariatit, znj. Nafiye Gaş, Sekretare e Këshillit, Zijush Ahmeti, zyrtar i Sekretariatit të Këshillit, më 13 dhjetor 2022, janë pritur në takim nga z. Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në takim, kryesuesi i Këshillit z. Agim Ferati e ka falënderuar kryeministrin për pritjen si dhe për emërimin në kohë të tre përfaqësuesve të Qeverisë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Kryesia e Këshillit, në takim para kryeministrit ka prezantuar disa nga sfidat dhe vështirësitë me të cilët ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve, si dhe kanë kërkuar nga z. Kurti, mbështetjen dhe angazhimin e tij në zgjidhjen dhe lehtësimin e tyre në të ardhmen.

Kryeministri i ka falënderuar kryesinë e Këshillit dhe përfaqësuesit e Sekretariatit për vizitën si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, si dhe për angazhim të përbashkët në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve.