Punëtoria për Planin e Punës së KKK-së

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 21 –23 dhjetor, ka hartuar propozim planin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2024. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së  propozimeve, sugjerimeve dhe komenteve gjatë hartimit të propozim planit vjetor të punës. Propozim plani vjetor i punës do të shqyrtohet dhe miratohet në takimin e rregullt të Këshillit.