Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Salla N 303
27 Korrik, Prishtinë
Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete (S-KKK), sot ka organizuar zgjedhjet e brendshme për anëtar të rinj të Këshillit.
Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikime të organizatave jo qeveritare dhe kandidatëve të pavarur që përfaqësojnë një komunitet të caktuar dhe pas përfundimit të afateve për plotësim të dokumentacioneve dhe ankesave, S-KKK ka filluar me mbajtjen e seancave të nominimit.
Komuniteti ashkali me delegate nga organizatat Lëvizja për Zhvillim Social dhe Bashkimi Rinor e Ardhmja e Ndritur dhe dy kandidat të pavarur kanë votuar për dy anëtar të rinj të Këshillit. Sipas procedurave në fillim të muajit Shtator, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për emërimin e anëtarëve të rinj, ku edhe emrat e tyre do të bëhen publik.