Takimi i grupit punues për legjislacion

08 Prill 2019, Prishtinë

Foto: Takimi i grupit punues për çështje të gjuhës

Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Çështje të Kulturës, mbajtën takimin e përbashkët, në të cilin shqyrtuan Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L- 88 Për Trashëgiminë Kulturore. Pas diskutimeve nga anëtarët, kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion, z. Berhil Šasivari, theksoi se, ne mund të konstatojmë, se ndryshimet dhe plotësimet e parapara me këtë projektligj, nuk i prekin interesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë. Me konstatimin e z. Šasivari, u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të pranishëm në takim.