Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

27 Dhjetor 2018, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur takim e rregullt dhe të fundit për këtë vit, në të cilin shqyrtoi dhe miratoi propozim planin vjetor të punës për vitin 2019. Në takim, kryesuesi i Këshilli dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.