Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi propozimin për formimin e grupeve punuese. Në kuadër të Këshillit janë pesë grupe punuese, të cilat përbëhen me nga pesë anëtarë. Grupet punuese të formuara janë si në vijim:
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, Grupi Punues për Çështje të Kulturës, Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve dhe Grupi Punues për Legjislacion.