Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur takimin e gjashtë të rregullt për vitin 2023. Kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese kanë raportuar para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të këshillit.
Në takim, Këshilli ka miratuar propozimin për emërimin e një anëtare në Grupin Punues për Legjislacion si dhe e ka shqyrtuar dhe miratuar rekomandimin për Qendrën Kulturore Boshnjake për komunën e Prizrenit.