Takimi me organizata përfaqësuese të komunitetit boshnjak

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill, Agim Ferati dhe Almedin Fejza, janë takuar me organizatat përfaqësuese të komunitetit boshnjak që kanë marrë pjesë në procesin e nominimit të kandidatëve për anëtarësim në Këshill.

Z. Ferati dhe z. Fejza i njoftuan  përfaqësuesit e organizatave për aktivitetet e realizuara të përfaqësuesve boshnjakë në Këshill, problemet specifike të pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, si dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe poashtu muren informacionet nga përfaqësuesit e organizatave për aktivitetet e shoqërisë civile të komunitetit boshnjak, sfidat me të cilat përballen, si dhe propozime konkrete për zgjidhjen e tyre.