Takimi me përfaqësuesit e OSBE-së

Kryesuesi i Këshillit, z. Agim Ferati, Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, dhe zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit, më 11 korrik 2023 kanë pritur në takim përfaqësueset e OSBE-së, znj. Maria Paschou dhe znj. Enisa Rami. Në takim u diskutua  për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Këshillit nga ana e OSBE-së, me dy aktivitete në muajt në vijim. 

Aktiviteti i parë trajnim njëditor për anëtarët e Këshillit, me temën procesi i hartimit dhe komentimit të ligjeve, dhe aktiviteti tjetër punëtoria tre ditore analizimi dhe dhënia e komenteve në disa projektligje për të cilat përcaktohet Këshilli.