6 Dhjetor 2018, Zagreb
Delegacioni nga Këshilli konsultativ për komunitete (KKK) vizituan Këshillin kombëtar të malazezëve të Kroacisë në Zagreb.
Kryesia e KKK-së u takuan me znj. Milanka Bulatović, zëvendës kryetare e Këshillit të malazezëve të Kroacisë dhe me anëtarët e tjerë të kryesisë.
Përvojat e Këshillit të malazezëve ishin shumë inspiruese sa i përket fushës së kulturës, bashkëpunimit me komunitetet e tjera dhe paraqitjeve publike.
Kryesuesi i KKK-së z. Cirkovic, paraqiti gjendjen në Kosovë sa i përket legjislacionit, aktiviteteve dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve.
Modeli i malazezëve të Kroacisë sa i përket zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe ofrimi i gjeneratave të reja dhe kontributi i tyre në mbajtjen gjallë të përkatësisë kombëtare, ishin për tu marr si shembull dhe si referencë, në planifikimin e aktiviteteve të komuniteteve në Kosovë.