Vizita studimore në Zagreb, Kroaci
Gjatë vizitës studimore të Kryesisë dhe të Sekretariatit të KKK-së në Zagreb, nga datat 10 – 14 dhjetor 2019, janë realizuar takimet me Këshillin Nacional të Malazezëve në Zagreb, Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Zagreb si dhe është bërë vizita në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, ku është realizuar takimi me znj. Ermina Lekaj Përlaskaj, deputete, përfaqësuese e minoriteteve kombëtare, Shqiptarë, Boshnjakë, Slloven, Malazez dhe Maqedonas në Parlamentin e Kroacisë.
Në të gjitha këto takime, është biseduar për pozitën e pakicave kombëtare, sfidat dhe përvojat e tyre në Republikën e Kroacisë, si dhe për rolin, mandatin dhe organizimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe për pozitën dhe të drejtat e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.