Monthly archives: Shtator, 2025

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot takimin e rregullt mujor në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takim shqyrtuan dhe miratuan propozim rekomandimin për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me mungesën e teksteve shkollore për nxënësit e komuniteteve boshnjak dhe turk. Pas diskutimit dhe shqyrtimit, anëtarët e grupit punues u pajtuan për adresimin e kësaj çështje përmes rekomandimit në takimin e radhës së Këshillit.

Vizita studimore në Zagreb

Delegacioni i Këshillit Konsultativ për Komunitete bashkë me Sekretariatin e Këshillit ka zhvilluar vizitën studimore në Zagreb nga 16 – 20 shtator 2025. Gjatë vizitës delegacioni i KKK-së ka zhvilluar takime me z. Tibor Varga, Kryetar i Këshillit për Pakicat Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, z. Adis Keranović, Kryetar, i Këshillit Kombëtar të …

Takim me Rektorin e Univerzitetit të Prishtinës

Kryesuesi i Këshillit, z. Izudin Sagdati, anëtari i Këshillit dhe i Grupit Punues për Çështje të Arsimit z. Bajram Ilazi, dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, z. Zijush Ahmeti, më 05 shtator 2025, janë pritur në takim nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Arben Hajrullahu dhe Prorektorja për Zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, …