
Përfaqësuesit e komunitetit Boshnjak në Këshill, z. Izudin Sagdati, znj. Dževahira Kolenović dhe z. Hermin Memiši, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit boshnjak, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e këtij komuniteti në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
Në takim z. Izudin Sagdati, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit, në mënyrë të detajuar i njoftoi pjesëmarrësit me punën e Këshillit, nga fillimi i mandatit të përbërjes aktuale nga dhjetori i vitit të kaluar, si dhe për gjatë vitit 2025, deri në fund të muajit qershor.
Znj. Dževhira Kolenović, në diskutimin e saj, në cilësinë kryesueses së grupit punues, i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, ndërsa z. Hermin Memiši, në cilësinë e kryesuesit të grupit punues, i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve.

Pas njoftimit nga z. Izudin Sagdati, znj. Dževahira Kolenović dhe z. Hermin Memiši, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje, si sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, të kulturës, të punësimit për pjesëtarët e komunitetit boshnjak, si dhe kërkuan nga tre anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta, por edhe u vlerësua puna dhe kontributi i deritanishëm i tyre në Këshill.
Nga z. Izudin Sagdati, dhe pjesëmarrësit në takim u vlerësua si i dobishëm një organizimi i tillë, sepse ofron mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet anëtarëve të Këshillit dhe organizatave përfaqësuese të komunitetit boshnjak.
