Grupi Punues për Çështje të Arsimit organizoi tryezën e rrumbullakët

Grupi Punues për Çështje të Arsimit më 11 nëntor 2025, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën:“Gjendja në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës’’,  e cila kishte për qëllim informimin dhe diskutimin lidhur me sfidat dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë ( komunitetit boshnjak dhe turk), si dhe braktisja e shkollës nga nxënësit e (komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian), si dhe zbatimi i legjislacionit dhe veprimet e ndërmarra nga MASHTI për zgjidhjen e tyre.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin: Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, znj. Dževahira Kolenović, dhe anëtarët e grupit punues znj. Işik Kajtazi, Bajram Ilazi.

Përfaqësuesit nga MASHTI, Elvis Karadolami, Këshilltar Politik për Komunitete, Nazan Safçi, Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin e Komuniteteve, Birsen Shufta, Zyrtare e Lartë Qendra e Vlerësimeve, Departamenti i Arsimit Parauniversitar, dhe Shukrie Gori Markovic,  OJQ Hanuma.

Të gjithë pjesëmarrësit  ofruan kontributin në tryezë përmes diskutimeve të tyre.