Punëtoria e Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 03 –06 dhjetor, ka hartuar propozim planin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2026.

Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së  propozimeve, sugjerimeve dhe komenteve gjatë hartimit të propozim planit vjetor të punës. Propozim plani vjetor i punës së Këshillit për vitin 2026 do të shqyrtohen dhe miratohen në takimin e rregullt të Këshillit.