Takim me Rektorin e Univerzitetit të Prishtinës

Kryesuesi i Këshillit, z. Izudin Sagdati, anëtari i Këshillit dhe i Grupit Punues për Çështje të Arsimit z. Bajram Ilazi, dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, z. Zijush Ahmeti, më 05 shtator 2025, janë pritur në takim nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Arben Hajrullahu dhe Prorektorja për Zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, znj. Majlinda Gjelaj.

Në takim është diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të  regjistrimit të studentëve, pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në afatin plotësues në vitin akademik 2025/2026, funksionimin e degës së Ballkanistikës, përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve në punësim në kuadër të administratës  dhe në tërësi të personelit  mësimdhënës në kuadër të Universitetit,  si dhe për çështje të tjera që lidhen me arsimin e lartë të komuniteteve jo shumicë, me qëllim të integrimit të të gjitha komuniteteve në sistemin arsimor në Kosovë. Gjithashtu, në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.