Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me mungesën e teksteve shkollore për nxënësit e komuniteteve boshnjak dhe turk. Pas diskutimit dhe shqyrtimit, anëtarët e grupit punues u pajtuan për adresimin e kësaj çështje përmes rekomandimit në takimin e radhës së Këshillit.