
Grupi Punues për Çështje të Kulturës, sot mbajti takim në të cilin e shqyrtoi, Listën – Thirrja për Projekt Propozime në Fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore 2025, të publikuar nga Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit . Pas shqyrtimit anëtarët e grupit punues, konstatuan se nga gjithsej 265 OJQ të mbështetura, 34 OJQ janë nga komunitetet jo shumicë.