
Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot takimin e rregullt mujor në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takim shqyrtuan dhe miratuan propozim rekomandimin për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.