Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot, takimin e rregullt mujor në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet dhe takimet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në pikën të ndryshme, Kryesuesi i Këshillit ngriti shqetësimin për mosklasifikimin e drejtë të pozitës së Sekretarit të Këshill Konsultativ për Komunitete, çështje e pazgjidhur tash e tre vite pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat, e cila prek drejtëpërdrejt mandatin kushtetues dhe funksionimin institucional të KKK-së. Pas diskutimit të gjërë, anëtarët e Këshillit shprehën njëzëri përkrahjen për adresimin urgjent dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje.