Punëtoria e KKK-së

Në punëtorinë e mbajtur më 2-4 korrik 2026, me qëllim të identifikimit të neneve për ndryshim dhe plotësim në Statutin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, anëtarët pjesëmarrës kontribuan përmes diskutimeve dhe propozimeve të tyre, duke identifikuar disa nene për të cilat u vlerësua se është e nevojshme të ndryshohen.

Ata gjithashtu arsyetuan nevojën për këto ndryshime dhe propozuan që sugjerimet e paraqitura të merren si bazë dhe të kihen parasysh gjatë hartimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit.