Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt mujor, gjatë të cilit kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e zhvilluara në periudhën ndërmjet dy takimeve të Këshillit.

Në këtë takim, anëtari i Këshillit, z. Sami Kurteshi, përfaqësues i Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, i njoftoi gjithashtu anëtarët për hapat e ndërmarrë lidhur me adresimin e disa çështjeve në institucionet përkatëse, të cilat ishin ngritur dhe diskutuar nga anëtarët e Këshillit gjatë takimit të mbajtur një muaj më parë me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu.