Takimi me zëvendësministërin në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Punësimit, z. Sadrija Beadini, anëtari i Këshillit, z. Faton Beka, si dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, z. Sead Bardhi, janë pritur në takim nga z. Besart Jashari, zëvendësministër në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, konkretisht me nenin 10 të këtij ligji, i cili rregullon përfaqësimin e komuniteteve.

Sipas këtij neni, në institucionet publike qendrore, së paku dhjetë për qind (10%) e vendeve të punës në të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë duhet të plotësohen nga pjesëtarë të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.