Komunikatë për shtyp 30 dhjetor 2014

Kryesia e Këshillit Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 30. dhjetor 2014

Kryesia e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit, Znj. Nafiye Gaş, realizuan sot një takim me znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës. Në takim z. Darko Dimitrijević, kryesues i Këshillit e njoftoi Presidenten, me aktivitetet e realizuar në dy muajt e fundit si dhe me planin vjetor të punës së Këshillit për vitin 2015.

Presidentja i uroi për festat e fundvitit përfaqësuesit e Këshillit, ju dëshiroi sukses dhe punë të mbarë në vitin 2015, gjithashtu shprehi mbështetje të plotë të saj në realizimin e aktiviteteve të Këshillit.