Presidentja: Kosova ndërtohet së bashku, me të gjithë qytetarët e saj dhe përgjegjësia për të ardhmen e vendit tonë është e përbashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Këtë fundvit, mirëprita anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Kosova ndërtohet së bashku, me të gjithë qytetarët e saj dhe përgjegjësia për të ardhmen e vendit tonë është e përbashkët.

Ky takim nuk është vetëm një shënim kalendarik i fundvitit, por edhe një moment për të rikonfirmuar atë që na mbanë bashkë të gjithëve si shoqëri: besimin në shtetin tonë, respektin për dinjitetin njerëzor dhe vendosmërinë që barazia mos të mbetet thjesht një parim i shkruar, por të jetë një realitet i përditshëm për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, pa dallim.