Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fundvit ka pritur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në fundvit, kisha kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.
Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve.
Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!