Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete nga data 20 – 25 shtator 2024, ka organizuar seancat e nominimit me Organizatat Përfaqësuese të komuniteteve, si në vijim:
Me 20 dhe 24 shtator 2024 në Prishtinë janë mbajtur Seancat e nominimit me organizatat përfaqësuese të komunitetit malazez, rom, ashkali, turk dhe serb.
Me 25 shtator 2024 në Dragash dhe Prizren janë mbajtur seancat e nominimit me organizatat përfaqësuese të komunitetit goran dhe boshnjak.