Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me tekstet shkollore për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës. Anëtarët pjesëmarrës në takim prezantuan disa nga vështirësitë që janë paraqitur në fillim të vitit shkollor për furnizimin e nxënësve me libra, por me kalimin e kohës kjo çështje është duke u përmirësuar, dhe nxënësit gradualisht po furnizohen me tekstet e nevojshme shkollore.