
Këshilli Konsultativ për Komunitete sot mbajti takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim anëtarët e Këshillit, shqyrtuan dhe miratuan propozim raportin vjetor të punës së Këshillit për vitin 2024, si dhe propozim rekomandimin për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.