
Këshilli Konsultativ për Komunitete sot mbajti takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim, anëtarët e Këshillit e shqyrtuan dhe miratuan propozimin vendimin për emërimin e anëtares, znj. Marija Savić, në Grupin Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, si dhe shqyrtuan dhe miratuan propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).