Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot, e zgjodhi kryesinë, në përbërje prej tre anëtarëve. Kryesues u zgjodh, z. Izudin Sagdati, përfaqësues nga komuniteti boshnjak, zëvendës kryesuese e parë u zgjodh, znj. Iṣik Kajtazi, përfaqësuese nga komuniteti turk dhe zëvendës kryesuesi tjetër, z. Miloš Arsić, përfaqësues nga komuniteti serb.

Në takim, anëtarët e shqyrtuan dhe miratuan propozim plani vjetor të punës së Këshillit për vitin 2026.