Takimi me organizata përfaqësuese të komunitetit Egjiptian

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Këshill, znj.  Mirjeta Qehaja  dhe z. Blerim  Shala, më 24 qershor 2025, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me organizatat përfaqësuese të komuniteit egjiptian, si dhe me përfaqësuesit e komunitetit në institucionet  lokale, zyrat komunale për komunitete dhe kthim, aktivistë e individ të suskesshëm, kontributdhënës nga radhët e komunitetit egjiptian. Njëkohësisht shënuan edhe 24 qershorin ditën memorialë të komunitetit egjiptian.

Në takim znj. Mirjeta Qehaja,  i njoftoi  pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, që nga koha e emërimit të tyre në Këshill, si dhe me punën e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, në cilësinë e kryesues së këtij grupi punues.

Z. Blerim Shala, në diskutimin e tij i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Legjislacion. Pas njoftimit nga znj. Mirjeta Qehaja dhe z. Bleri  Shala, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si punësimi jo i mjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit egjiptian, mosrespektimi  dhe keqpërdorimi i kuotave, sfidat, sukseset dhe vështirësitë në fushën e arsimit, gjendja e vështirë socio ekonomike e pjesëtarëve të komunitetit egjiptian, sfidat e organizatave joqeveritare me fonde si dhe kërkuan nga dy anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ana e tyre në institucionet përkatëse.