Vizita në Mal të Zi

Takimi më 24 korrik 2025, në ora 12:00, në Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Izudin Sagdati, zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit, Zijush Ahmeti dhe Sead Bardhi, janë pritur në takim nga Drejtori i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, z. Dženis Nurković, si dhe nëpunëset e Fondit: Valerina Devukaj Plajnar, Selma Mehović Pepić dhe Kristina Sinishtaj.

Në takim u bisedua për çështjet që kanë të bëjnë me mbështetjen institucionale për komunitetet pakicë, roli i Fondit në ruajtjen e identitetit kulturor dhe pjesëmarrjes së barabartë, si dhe mënyrat se si në Mal të Zi mbikëqyret dhe mbështetet realizimi i të drejtave të pakicave në mënyrë financiare dhe programore.

Z. Sagdati, prezantoi rolin, mandatin dhe punën e deritanishme të Këshillit Konsultativ për Komunitete, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë.

U diskutua dhe për mundësinë e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy institucioneve përmes projekteve të përbashkëta, vizitave të ndërsjella dhe shkëmbimit të njohurive.

Takimi më 24 korrik 2025, në ora 13:30, në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.

Kryesuesi i Këshillit dhe zyrtarët e Sekretariatit, janë pritur në takim nga Ministri z. Fatmir Gjeka dhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë për të Drejta te Njeriut dhe të Pakicave, z. Astrit Hoxha.

Në takim u diskutua lidhur me pozitën e komuniteteve jo shumicë në dy vendet, si dhe me rolin, punën dhe angazhimin e dy institucioneve përkatëse në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Takimi më 25 korrik 2025, në ora 12:00, në  Këshillin Kombëtar Kroat në Mal të Zi.

Kryesuesi i Këshillit dhe zyrtari i Sekretariatit, janë pritur në takim nga Kryetari i Kryetari i Këshillit Kombëtar të Kroatëve z. Zvonimir Deković.

Në takim z. Izudin Sgadti, ju prezantoi pozitën e komunitetit kroat në Republikë e Kosovës, si dhe përfaqësimin e tyre në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Ndërsa z. Deković, diskutoi rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar Kroat në Mal të Zi, vendimeve legjislative dhe mbi statusin, pozicionin të drejtat dhe organizimin e komunitetit kroat në Mal të Zi

Takimi më 25 korrik 2025, në ora 16:00, në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryesuesi i Këshillit dhe zyrtarët e Sekretariatit, janë pritur në takim nga Kryetari i Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika dhe dy anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në takim z. Nika, prezantoi rolin, punën dhe angazhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi.

Kryesuesi i Këshillit, z. Izudin Sagdati, prezantoi rolin, punën dhe kontributin që e ofron Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të mandatit të vet ligjor dhe kushtetues për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Republikën e Kosovës.

Takimi më 26 korrik 2025, në ora 10:00, në Këshillin Kombëtar të Boshnjakëve në Mal të Zi.

Kryesuesi i Këshillit dhe zyrtarët e Sekretariatit, janë pritur në takim nga Kryetari i Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Mal të Zi, z. Sulo Mustafić.

Në takim z. Mustafić, prezantoi rolin, punën dhe angazhimin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Mal të Zi, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e pakicës kombëtare boshnjake në Mal të Zi.

Kryesuesi i Këshillit, z. Izudin Sagdati, prezantoi rolin, punën dhe kontributin që e ofron Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të mandatit të vet ligjor dhe kushtetues për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Republikën e Kosovës.