
Delegacioni i Këshillit Konsultativ për Komunitete bashkë me Sekretariatin e Këshillit ka zhvilluar vizitën studimore në Zagreb nga 16 – 20 shtator 2025. Gjatë vizitës delegacioni i KKK-së ka zhvilluar takime me z. Tibor Varga, Kryetar i Këshillit për Pakicat Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, z. Adis Keranović, Kryetar, i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Republikën e Kroacisë dhe z. Samir Avdagić, Sekretar i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Republikën e Kroacisë, si dhe takimin me z. Esat Çollaku, Kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, z. Emirat Asipi, Kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe znj. Gentiana Lleshdedaj, Kryetare e Shoqatës Kulturore ’’Shkëndija’’ në Kroaci.


Gjatë këtyre takimeve Kryesuesi i Këshillit, z. Izudin Sagdati, prezantoi rolin, punën dhe kontributin që e ofron Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të mandatit të vet ligjor dhe kushtetues për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Republikën e Kosovës.


