Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit
![](https://ccc-rks.net/wp-content/uploads/2023/08/GPA17082023-300x169.jpg)
Grupi Punues për Çështje të Arsimit ka mbajtur sot takim, në të cilin ka diskutuar lidhur me vendet e rezervuara për komunitete jo shumicë në universitete publike dhe problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë kur është fjala për kuotën e garantuar për pranim në universitetet publike në Republikën e Kosovës.