23. prilli Dita e komuniteti turk në Kosovë

Përfaqësuesja e komunitetit turk në Këshill, znj. Işik Kajtazi, së bashku me shoqatën GERÇEK, me rastin e shënimit të 23 Prillit – ditës së komunitetit turk në Kosovë, organizuan një konferencë shkencore në të cilën pjesëmarrës ishin edhe ekspert dhe akademik në Turqia. Përfaqësuesja e komunitetit turk në Këshill, para të pranishmëve prezantoi, mandatin, rolin dhe punën e Këshillit Konsultativ për Komunitete, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë, si dhe angazhimin dhe kontributin e saj në kuadër të Këshillit. Pjesëmarrësit nga Turqia, kontribuan me diskutimet e tyre, si dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të kulturës, gjuhës dhe traditave të komunitetit turk në Kosovë.

Organizimi i këtij aktiviteti kishte për qëllim shënimin e 23 Prillit, si dhe promovimin e kulturës, gjuhës dhe traditave të komunitetit turk në Kosovë.